Ambasadori i Gjermanisë në Beograd,  Dittmann takoi Ardita Sinanin
Lokale

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Dittmann takoi Ardita Sinanin

23.Feb.2018 07:40
0
Në zyrën e Partisë për Veprim Demokratik për vizitë qëndroi ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Axel Dittmann dhe u takua me kryetaren e degës së PVD - së në Preshevë, Ardita Sinani.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në Luginë të Preshevës në përgjithësi, e në veçanti në komunën e Preshevës pas përfundimit të procesit zgjedhorë të zgjedhjeve të parakohshme lokale që u mbajtën në këtë komunë.

"Temë poashtu e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe nevoja e domosdoshme e integrimit të shqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore, kërkesë kjo e cila në formë të shkruar iu ishte dërguar Qeverisë serbe si dhe të gjitha ambasadave të huaja në Beograd e nënshkruar bashkarisht nga Ardita Sinani në cilësinë e kryetares së komunës, kryetari i komunës së Bujanocit dhe deputeti popullorë në Parlamentin e Serbisë", thuhet në njoftimi e PVD-së.

Ardita Sinani gjithashtu shprehu brengën e saj sa i përket problemit shumë të ndieshëm të procedurave të stërzgjatura për njohjen e diplomave, e sidomos mosnjohjes së diplomave të Kosovës, faktor i cili po ndikon dukshëm në largimin e të rinjëve pas diplomimit të tyre në univerzitetet e Kosovës.

Ajo ësht shprehur gjatë takimit se tërheqja e investimeve në veçanti nga investitorët gjerman si dhe përfitimi nga IPA fondet do të ndikonte në përmirësimin e gjendjes socio - ekonomike të komunave me shumicë shqiptare./Titulli.com/

Ambasadori gjerman Dittmann vizitoi Këshillin Kombëtar Shqiptar
Shqiprim Arifi mirëpriti ambasadorin e Gjermanisë, Ditman
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration