Ambasadori Boçka: Mbylla një etapë në Serbi, Lugina shembull i lartë i atdhedashurisë
Ndërsa po mbyll këtë etapë të rëndësishme të jetës sime profesionale dhe po largohem nga Serbia ku për një kohë të gjatë shërbeva në detyrën e ambasadorit të Shqiperisë, dëshiroj që të përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në Luginën e Preshevës, në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, në Beograd e Novi Sad si dhe ata që jetojnë në Novi Pazar e gjetkë, me te cilët pata nderin qe të takohem e bashkëbisedojmë gjatë këtyre viteve.
Për mua keni qenë kurdoherë shembull i lartë i atdhedashurisë, punëtorë e të thjeshtë në komunikim.
Largohem nga kjo detyrë me nje barrë të madhe mirenjohje për të gjithë juve që më keni ndihmuar të kuptoj më mirë gjendjen, që të orientohem nëpër rrugët e ngushta të zhvillimeve politike e historike.
Kam vlerësuar kurdoherë stoicizmin me të cilin juve perballoni edhe situatat më komplekse, ashtu siç edhe ju kam ndjekur në jetën e përditëshme, në luftën për një jetë më te mirë e për harmoni.
Ju uroj me të mirën dhe përparim e mirëqenie në vatrat tuaja.
ILIR BOÇKA
Ambasador