Ambasadori amerikan në Serbi  Hill: Serbët e kanë pritur Asociacionin për një kohë të gjatë, fundi është afër
Rajoni dhe Politika

Ambasadori amerikan në Serbi Hill: Serbët e kanë pritur Asociacionin për një kohë të gjatë, fundi është afër

30.Apr.2023 08:33
0

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill ka thënë se ka pritje që më 2 maj do të ketë një diskutim intensiv për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke shtuar se mendon që fundi i kësaj çështjeje është afër.

“Serbët e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë, por ne kemi arritur në një pikë ku do të bëhet shumë reale”, tha Hill për Pink TV, duke shtuar se SHBA-ja beson se Asociacioni është çelësi për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve.

 

Ai tha se edhe pse ka tensione në ajër, edhe ai ndjen se çështja është e rëndësishme dhe se “do të shohim diçka të rëndësishme”.

I pyetur se me çfarë do të ishte i kënaqur Washingtoni në bisedime, Hill përmendi prapë Asociacionin dhe tha se ai e di që ai nuk do të bëhet një ditë pas takimit, por se beson se do të ketë mirëkuptim në atë që duhet bërë.

 

“Sapo çështja e Asociacionit të përfundojë, ne do të shohim përparim në aspekte të tjera të normalizimit,” tha Hill, duke shtuar se të gjithë duhet të jenë të qetë.

Hill u pyet edhe për pikëpamjet e serbëve që liberalizimin e vizave për Kosovën dhe procesin e anëtarësimit të saj në Këshill të Europës e shohin si shpërblim, Hill tha se këto janë procese të ndara, por se “i kupton pse serbët ndihen kështu”.

Ai tha se Serbia do të jetë anëtare e Bashkimit Europian.

Rreth 61 mijë shqiptarë jetojnë në Serbi ( statistika)
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve (historiku)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration