Alternativa për Ndryshim, partia e parë në Luginë që filloi me depolitizimin e institucioneve publike lokale
Alternativa për Ndryshim ka shkarkuar nga kryesia e partisë anëtarët që tani janë zgjedhur në poste udhëheqëse të komunës së Preshevës dhe institucioneve tjera publike me arsyen e depolitizimit të institucioneve publike, shkruan Titulli.com.“Në mbledhjen e mbajtur më 17.09.2016, kryesia e Alternativës për Ndryshim përveç temave dhe pikave tjera të rendit të ditës, diskutoi rreth emërimeve të anëtarëve të kryesisë së Alternativës në poste udhëheqëse në institucionet publike dhe departamente të administratës komunale” thuhet në njoftimin e APN-së.
Kjo parti ka vlerësuar se duke u bazuar në parimet e programit të Alternativës për Ndryshim rreth depolitizimit të institucioneve publike, kryesia mori vendim unanim për largimin nga kryesia të Shkëlzen Limanit, Mendurim Preshevës dhe Enver Aliut.
Enver Aliu është emëruar kryeshef i inspektoratit komunal, Mendurim Presheva drejtor në shtëpin e Kulturës dhe Shkëlzen Limani do të udhëheq me Qendrën për Punë Sociale në Preshevë./Titulli.com/