Aliu: Vëmendja e një miku të madh dhe të rëndësishëm të Shqiptarëve siç janë SHBA-të
Zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu sot ka pritur në zyrën e tij sekretarin e parë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Adam Schik,. Sipas tij është biseduar për riktimin e gjykatës dhe prokurorisë në Preshevë, hapja e vendkalimit kufitar Miratoc – Llojan dhe tema të tjera.
Në postimin e tij në facebook ai shkruan se kërkohet një përkushtim politikë kur janë në pyetje interesat kombëtare. “Sot në zyrën time prita z. Adam Schik, sekretarin e parë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është gjithnjë kënaqësi të shoh që vëmendja e një miku të madh dhe të rëndësishëm të Shqiptarëve siç janë SHBA-të, jo vetëm që vazhdon por edhe fuqizohet pandërprerë. Temat të cilat sot i bisedova u përqendruan në zgjedhjet në Republikën e Kosovës, zgjedhjet lokale në Medvegjë, zvarritja e rikthimit të gjykatës dhe prokurorisë në Preshevë, hapja e vendkalimit kufitar Miratoc - Llojan, dhe probleme dhe çështje tjera të cilat i preokupojnë qytetarët e Luginës së Preshevës. Nevoja për një konsensus politik ndër Shqiptarët e Luginës së Preshevës kur janë në pyetje interesat kombëtare dhe çështjet vitale, ishte pikë ku u dakorduam se kërkohet përkushtim dhe impenjim nga të gjitha palët” – shkruan Aliu në rrjetet sociale.