Lokale
Alfabeti Magjik në sh.f."Muharrem Kadriu" në Tërrnoc (video)
Zilja e shkollës fillore " Muharrem Kadriu" në Tërrnoc këtë herë u dëgjua edhe jashtë oborrit të kësaj shkolle.
Jehona e saj e solli Eratebën dhe Gjelbrinën dy protagonistët kryesor të emisionit për fëmijë "Alfabeti Magjik" tek nxënësit e klasës së parë për të ia mësuar shkronjën “Z” nëpërmjët ekranit.
Nxënësit e klasës I/2 të udhëhëqur nga mësuesja Arta Shabani patën rastin që ti tregojnë aftësit e tyre edukative dhe arsimore gjatë zhvillimit të një ore mësimi në klasë .
Meqenëse në emisionin edukativo-arsimor "Alfabeti Magjik" i cili transmetohet vetëm në RTK, aty ka të përfshirë personalitete dhe profesione të ndryshme, në edicionin e radhës të xhiruar në fshatin Tërrnoc përveç fëmijëve të klasës së parë, si personalitet është piktorja e njohur Zakë Prelvukaj dhe profesioni i zdrukthtarit.
Emisioni "Alfabeti Magjik" transmetohet çdo ditë në Radio Televizionin e Kosovës, ndërsa është prodhim i produksionit "Cak Consulting"./Titulli.com/
http://www.youtube.com/watch?v=iTi3ZFj--Ig
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!