Albina Bajrami, përfaqësues e vetme nga Lugina në "Unionin e Femrave Shqiptare në Diasporë"
Albina Bajrami, nga Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me shoqatën "Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë" që udhëhiqet nga Adriana Kelmendi Sherifi dhe Shpresa Kameraj Paterer.“Meqë femrat në Luginë veprojnë në një rajon të vështirë ekonomiko-politik, “Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë” vendosi të filloj bashkpunimin pikërisht me gruan e Luginës”, ka theksuar Adriana Kelmendi Sherifi, shkruan Titulli.com.
Përfaqësuesit e këtij unioni ka velrësuar se me anë të këtij memorandumi janë paraparë bashkëpunime të shumta, me theks të veçant në ofrimin e lehtësirave financiare, organizimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter hulumtues shkencorë, trajnime, seminare.
“Pasi percjellëm aktivitete të shumta të zonjës Albina Bajrami dhe duke e njohur përkushtimin, korrektësin dhe seriozitetin e saj në punë, Unioni i femrave shqiptare në Diasporë përzgjedhë si përfaqësuese për Luginën e Preshevës, zonjën Albina Bajrami”, është shprehur Adriana Kelmendi Sherifi.
Shoqata “Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë”, me seli në Austri ka filluar punën në Janar të vitit 2017 dhe përrfaqëson interesat e grave, misioni i së cilës është fuqizimi i rolit dhe pozitës së femrës në atdhe, përkrahja dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional i grave, pjesëmarrja në rrjetet dhe nismat profesionale dhe sociale në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe promovimi dhe mbrojtja e mirëqenies se Grave.
Albina Bajrami së bashku me përfaqësueset e shoqatës “Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë”, mori pjesë në Ëien të Austrisë në një aktivitet të organizuar nga Gratë e partisë sozialdemokrate./Titulli.com/