Aksion vullnetar mjekësorë në sheshin e Bujanocit
Një grup i nxënësve të vitit të tretë të shkollës së mesme "Sezai Surroi" drejtimi i mjekësisë ka realizuar një aktivitet vullnetar për matjen e glikemive dhe shtypjes së gjakut në sheshin e qytetit në Bujanoc.Aksionit ju bashkangjitën edhe Dr. Adnan Salihu, Dr. Besnik Sulejmani dhe Dr. Amir Rexhepi në mbështetje edhe të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, shkruan Titulli.com.
Nxënësit gjithashtu shpërndanë edhe fletushka mbi diabetin dhe hipertensionin me qëllim të vetëdijësimit qytetarë.
Ky ishte një nga aktivitetet e kësaj shkolle në fushën e mjekësisë ndërsa edhe aksione tjera janë ndërmarrë nga nxënësit e këtij institucioni arsimorë në Bujanoc./Titulli.com/