Aksidentohen dy vetura në Preshevë, njëra rrokulliset (Video)
Lokale

Aksidentohen dy vetura në Preshevë, njëra rrokulliset (Video)

28.Dec.2014 18:10
0
Dy automobila janë aksidentuar sot në Preshevë. Përveç dëmeve materiale të aksidentuarit kanë pësuar edhe lëndime.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e së dielës, në rrugën në drejtim të stacionit hekurudhorë, përballë restorantit “Adriatiku”.

Sipas dëshmitarëve, deri te aksidenti besohet të ketë ardh për shkak të shpejtësisë të papërshtatshme, gjatë tentimit të tejkalimit nga njëra prej dy veturave të përfshira në aksident, transmeton Titulli.

Me këtë rast njëra nga makinat ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në kanalin buzë rrugës. Pesë anëtarët e familjes që gjendej në veturën e rrokullisur janë shtruar për shërim në spitalin e Vranjës.

Në Luginë të Preshevës, sikurse në pjesë tjera të rajonit, po mbretëron mot i ftoftë me të reshura të dendura të borës, ndërsa mirëmbajtja e rrugëve lokale, sipas pjesëmarrësve në komunikacion, nuk është në nivelin e duhur./Titulli.com/

 

 
 
Policia bastisë striptiz baret në Bujanoc
Imami i moderuar nga Lugina shpallet "Zviceran i Vitit"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration