Lokale
Aksident në Lluçan
[caption id="attachment_46450" align="aligncenter" width="540"] Makina VW Golf 2 e aksidentuar në afërsi të fshatit Lluçan të Komunës së Bujanocit[/caption]
Një automobil i markës VW Golf 2 sot është aksidentuar duke u rrokullisur jashtë rrugës. Pasagjerët kanë pësuar lëndimet të lehta ndërsa makina është dëmtuar.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lluçan nga drejtimi i fshatit Nesalcë të Komunës së Bujanocit. Sipas dëshmitarëve okular ngjarja ka ndodhë rreth orës 12:45 minuta, ndërsa në makinë ka qenë drejtuesi i automjetit dhe një pasagjerë.
Qytetari me inicialet T.A. i cili ishte në vendin e ngjarjes, përveç fotografisë që na siguroi, i ka thënë Titullit se të aksidentuarit ishin të nacionaliteti serb nga Gramada e Letovicës.
“Në vendin e ngjarjes ishim 2 minuta pasi kishte ndodhur aksidenti. Dy vëllezërit e aksidentuar të moshës 50-60 vjeçare i pyetëm për ndihmën e parë por nuk kishin nevojë pasi që nuk ishin të lënduar”, tha T.A, që ishte në vendin e ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve, automobili i markës VW Golf 2 me ngjyrë të kuqe, kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga duke u rrokullisur buzë sajë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!