Akademia përkujtimore përmbylli "Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut" (video)
Kanë përfunduar aktivitetet "Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut" ndërsa në shtëpinë e kulturës në Bujanoc u mbajt akademia përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës oolitike të Jonuz Musliu.
"Në ditën e fundit të ditëve përkujtimore të Jonuz Musliut e nderuam me homazhe tek vendprehja e tij, ndërsa në Akademinë përkujtimore me bashkëveprimtarët, familjarët dhe të gjithë ata që rrugëtuan bashkë, revokuam kontributin, veprimtarinë dhe sakrificën e tij kombëtare e atdhetare deri në largimin e tij nga kjo botë", ka shkruar Shqiprim Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik.
Ai ka shkruar se falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, aktivistët, familjarët e miqtë që nderuan këto ditë përkujtimi veprën dhe kontributin e Jonuz Musliut.