Lokale
Afrohen ditët e Komandant Lleshit (programi)
Për nder të përkujtimit të përvjetorit të 13-të të rënies heroike të Ridvan Qazimit – Komandant Lleshi, Këshilli organizues i Manifestimit tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” organizon program kulturor, artistik dhe ngjarje sportive.
Aktivitetet në nderë të dëshmorit do të fillojnë të martën (20 maj) kur edhe mbyllet konkursi për vlerësimin e filmave të metrazhit të shkurt me telefon.
Manifestimi do të vazhdojë të enjten (22 maj) me një ndeshje futbollistike, ndërsa programe të ndryshme do të zhvillohen deri të dielën (25 maj) kur edhe përmbyllen “Ditët e Komandant Lleshit”, me mbajtjen e Manifestimit qendror.
Agjendën e plotë të programit të përvjetorit të 13-të në shenjë kujtimi të Komandant Lleshit, mund ta shikoni duke klikuar KËTU./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!