Afro 19 mijë votues morën pjesë në zgjedhjet lokale në Preshevë ?
Votimi në komunën e Preshevës nuk ka përfunduar në orën 20 për shkak se në momentin e votimit kishte rradhë të gjata të njerëzve duke pritur në 5 vendvotime, ka njoftuar Komisioni Komunal Zgjedhorë.Sipas kryetarit të këtij komisioni, Zeqirja Miftari në votime kanë marrë pjesë afro 50% të 38.860 votuesëve të regjistruar, shkruan Titulli.com.
“Në 4-5 vendvotime prej të cilëve gjenden në ndërtesën e komunës së Preshevës votimi nuk ka përfunduar në orën 20 sepse ka pas votues akoma brenda që kanë pritur të votojnë”, u shpreh Miftari.
Në zgjedhjet e fundit lokale në Preshevë të mbajtura në muajin Prill të vitit 2016 kishte 17.322 votues apo 46% e votuesve dhe duke llogaritur në ulëset e kuvendit komunal PDSH 14 këshilltarë, APN 11 këshilltarë, PVD 10 këshilltarë, BDL 2 këshilltarë dhe UDSH 1 këshilltar./Titulli.com/