Abdixhiku: LDK-ja përkushtohet në mbështetje të shqiptarëve etnik në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë
Lokale

Abdixhiku: LDK-ja përkushtohet në mbështetje të shqiptarëve etnik në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

13.Oct.2022 08:18
0

Kreu i LDK-së , Lumir Abdixhiku, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë, duke thënë se rezultati i këtij procesi ka ndikim të drejtpërdrejtë në avancimin e të drejtave kolektive e kombëtare.

Ai në një takim me përfaqësuesve institucionalë dhe të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës tha se koordinimi i vazhdueshëm me partitë politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë është detyrë që duhet ta përmbushim të gjithë. 

“Të gjithë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e më gjerë, duhet t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për regjistrim të popullsisë në Serbi, ngase pasqyrimi i saktë dhe i drejtë i numrit të shqiptarëve etnik në këto anë është i domosdoshëm. Rezultati i këtij procesi ka ndikim të drejtpërdrejtë në avancimin e të drejtave kolektive e kombëtare. Po ashtu ka ndikim edhe në fushën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe zhvillimit të përgjithshëm të asaj zone shqiptare”, ka thënë kryetari Abdixhiku.

Sipas tij, LDK-ja angazhohet fuqishëm për të drejtat civile dhe politike të shqiptarëve në Luginë e më gjerë, me theks të veçantë për njohjen e shtetësisë së tyre si banorë në Republikën e Kosovës.

“LDK-ja është e përkushtuar në ndërtimin e frymës unifikuese për mbështetje të shqiptarëve etnik në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, për realizimin e të drejtave të tyre”, është shprehur kryetari Abdixhiku.

Image

 

Von Cramoni pyet Varhelyin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë, s’merr përgjigje
Misini për regjistrimin: Komuna e Bujanocit pritet t'i ketë rreth 50-60 mijë banorë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration