Lokale
A u përça partia e Ragmi Mustafës?
Ragmi Mustafa kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare dhe komunës së Preshevës nuk i ka punët ashtu siç duket në opinion !
Subjekti i cili po drejton komunën e Preshevës duket se po përjeton disa dridhje në themelet e saj.
Disa anëtarë të PDSH që deri dje e kanë përkrahur kryetarin e tyre Mustafa tani nuk dëshirojnë që ai të rizgjidhet për kryetar të këtij subjekti.
Informacionet që kanë arritur në redaksi e Titullin flasin për pakënaqësi dhe organizime në mes të anëtareve të pakënaqur për të iniciuar disa lëvizje në prag të Kuvendit Zgjedhor të PDSH-së.
Ky subjekt politik është duke bërë zgjedhjen në degët e saj në fshatrat e Preshevës, ku edhe atje ka pakënaqësi të cilat deri më sot nuk janë bërë publike.
Sa do të jenë të fortë këto “grupacione” që të zgjedhin për kryetar dikë tjetër dhe jo Ragmi Mustafën, do të tregoj Mbledhja e Kuvendit Zgjedhor që do të mbahet më 18 të këtij muaji në Preshevë.
Për këtë situatë të pasigurt Mustafa ka përgatitur edhe terrenin. Një ditë para se të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor në Preshevë, do të mbahet i degës së këtij subjekti në Bujanoc.
Ndoshta, anëtarët që do të zgjidhen në Bujanoc do të jenë ata që do t’ia mbrojnë “shpinën” kryetarit Mustafa, këtë do ta shohim në Kuvendin Zgjedhor./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!