A po rrezikohet identiteti kombëtar i shqiptarëve në Luginë të Preshevës!?
Besnik Karadaku na informoi se gjatë vajzit të xhumasë në një xhami në Preshevë, një hoxhë paska kërkuar mbulesën e femrave dhe vuarjen e emrave arabe. Në xhami askush nuk ka reaguar, jam i bindur se aty në xhuma ka pasur intelektuale me fakultete, magjistratura, doktoratura. Po sigurish se ka pasur edhe Profesorë të gjuhës shqipe që janë të thirrur me shume se unë të mbrojnë dhe ruajnë gjuhen shqipe, traditën tonë, trashëgiminë tonë, kulturën tonë, veshjen tonë.Shkruan: Xhemaledin Salihu;
Të kuptohemi edhe unë jam praktikant i fesë islame, por jashtë shkollave, jashtë institucioneve, gjatë ceremonisë së fejesës, së martesës, gjatë varrimit, me mevlude e me qilime, por jo edhe në gazmende familjare, shoqërore, ku duhet të ketë gëzim e hare.
Kohëve të fundit nëpër TV lokale, qendrore, Hoxhallarët po na dalin dhe po mbajnë derse për edukatë, arsim, shkollim, ku janë pedagoget, psikologet shkollorë, të cilët kanë obligim të folin e të shkruajnë për to. Bile disa edhe po merren edhe orientimin profesionale të nxënësve të klasave të teta fillore.
Shpesh ndegjojmë sikur në kohërat më të hershme, para viteve të 70-ta kur Nëna ime e ndjerë, Zoti e shpërbleftë me Parajse, ishte praktikante shume e devotshme e fesë islame, thonte Turk Elhamdurilah, ndërsa asnjë fjalë nuk e dinte turqisht. Tashti nuk po themi ashtu, por po themi musliman para se te identifikohemi si shqiptarë.
Dërisa në ish-Jugosllavi kishte indoktrinim të thellë për jugosllavizëm, apo për sovjetizëm, tashti kemi indoktrinim të thelë për islamizim, arabizim apo edhe për turk elhamdurilah.Kjo krejt po ndodh para syve tanë, para intelektualeve që kanë mbyllur sytë ndaj këtyre dukurive, bile bile disa prej tyre edhe po mbështesin këto ide.
Po them me plotë siguri se kemi nevoje për emra shqip që kanë kuptin në gjuhën shqipe, shiko Fjalorin e Emrave shqip, kemi nevojë për veshje shqiptare, e jo veshje të Lindjes apo te Perëndimit, kemi nevojë për kulturë, për tradita, për trashëgimi kulturore shqiptare, e jo për ato të Lindjes dhe të Perëndimit.
Identiteti jonë kombëtar për çdo ditë po sulmohet nga ideologji te ndryshme lindore apo perëndimore dhe askush nuk po merakoset për këtë dukuri, sikur jemi strukur me hallet tona familjare, shoqërore dhe nuk konfrontohemi me këto dukuri qe po na ndodhin për çdo ditë. Këtë e quaj indoktrinim.
Ndoshta e kam gabim, ma argumentoni ndryshe. Jam i vetëdijshëm se për këto rreshta do te shahem, njollosem, e tjerë, por ani ia vlen të luftosh për mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Kurrë nuk është vone.
Ne fund po u huazoj moton e demonstratave në Shkup:"Protestoj shqip"
Opinioni i autorit është personal dhe nuk paraqet domosdoshmërisht edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI