A e dini se boza, një nga pijet më të vjetra të njohura turke, ka shumë dobi për shëndetin?
Boza, që daton mijëra vite më parë në histori, është një pije tradicionale turke. Në ditët tona ajo konsumohet në hapësirën e vjetër gjeografike osmane dhe në disa rajone gjeografike të Azisë Qendrore. Boza është e pazëvendësueshme në ditët e dimrit dhe në Turqi shërbehet zakonisht me qiqra të verdhë.
Kjo pije prodhohet me miell meli, ujë dhe sheqer dhe preferohet zakonisht gjatë dimrit. Si një produkt i fermentuar, në bozë ka shumë baktere acidi laktik. Këto majash (tharmëza) dhe bakteret e acidit laktik japin një efekt probiotik. Falë këtyre baktereve të dobishme forcohet sistemi imunitar dhe rritet rezistenca e trupit të njeriut. Boza është e pasur me karbohidrat dhe vitaminë B. Për këtë arsye mund të këshillohet për ata që duan të shëndoshen, të rinjtë në moshën e rritjes, personat që ndjehen të pafuqishëm, ata që duhet të ushqehen me një dietë energjie të lartë dhe ata që kanë një ritëm të rëndë pune.
Boza është gjithashtu e pasur me vitaminat e grupit A,B,E si dhe mineralet e kalciumit, hekurit dhe fosforit. Ajo çka duhet pasur kujdes, është që boza të jetë prodhuar në mënyrë të sigurt dhe në kushte higjienike.