A duhet myslimanët ta festojnë Vitin e Ri? Ja çka thotë profesori i studimeve islame
Në emisionin "Komiteti" prodhim i Gazetës Express , profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, ka folur për atë se çfarë lejon e çfarë ndalon islami si religjion.Një ndër çështjet që më së shumti lë hapësirë për t’u diskutuar në aspektin e ushtrimit të fesë tek myslimanët, si shumicë e popullsisë në Kosovë, është festimi ose jo i festës së Vitit të Ri.
Sipas Hamitit, nuk mund të thuhet se është e ndaluar të festohet fundi i një viti kalendarik gregorian, sipas të cilit shoqëria jonë punon.
Teologu në “Komiteti” ka treguar se nuk ka përgjigje fetare dhe nuk ka nevojë për diçka të tillë për festimin e një feste për nder të fundit të vitit.
Megjithatë, ai ka thënë se mënyrat me anë të të cilave festohet viti i ri dhe që sipas tij, sjellin shfrenim të njerëzve nuk janë të shëndetshme as në aspektin fetar por edhe edukativ dhe etik. /Express/