Lokale
5.8 milionë dinarë mjete për agroteknikë i ndahen bujqve preshevarë
Mbi 80 bujq janë përfitues të mjeteve agroteknike të fituara nga projekti subvencionet në bujqësi. Për këtë projekt janë ndarë 5 milion e 800 dinarë nga buxheti i komunës së Preshevës.
Të hënën është bërë shpërndarja e pajisjeve agroteknike për 89 aplikuesit nga komuna e Preshevës.
Për bujqit të cilët kanë qenë përfitues të këtij projekti këto pajisje agroteknike do ti mundësojnë të ardhura më të mira në bujqësi.
Koordinatori i komisionit të bujqësisë Afrim Abdullahu i uron të gjithë përfituesve shfrytëzim sa më të mire të pajisjeve agroteknike, e në të ardhmen të rriten rendimentet e prodhimeve bujqësore në tërë territorin e komunës së Preshevës, raporton TV Presheva.
Sipas kryetarit të kësaj komune, Ragmi Mustafës, në këtë konkurs interesimi i ka qenë mjaft i lartë ku kanë konkurruar mbi 300 aplikues, por në këtë projekt është marre parasysh serioziteti i punës së aplikuesve.
Sipas Mustafës këto pajisje agroteknike do ti ndihmojnë bujqit e territorit të komunës së Preshevës që të merren më shumë me bujqësi./Titulli.com/
__________________________________________________________________________________
http://youtu.be/nDMCSCn7Yyc
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!