4 shkolla nga Bujanoci e Presheva binjakëzohen me 4 shkolla nga qyteti i Bursës në Turqi
Përfaqësues nga 4 shkolla fillore dhe të mesme nga Bujanoci e Presheva binjakëzohen me katër shkolla nga qyteti i Bursës në Turqi, transmeton Titulli.com.
"U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe shkollës së mesme Osmangazi Şükrü Şankaya, i nënshkruar nga drejtoresha e shkollës Şükrü Şenkaya Yeşim Ömeroğlu Ünlü. Shkolla jonë u përfaqësua nga ish drejtori i shkollës z.Zejni Fejzullahu", thuhet në njoftimin e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
Sipas këtij njoftimi katër shkolla nga Lugina e Preshevës binjakëzohen me katër shkolla nga qyteti i Bursës në Turqi, si dhe përfaqësuesit e pushteteve lokale në Bujanoc dhe Preshevë.
Projekti i tillë ka filluar gjatë vitit shkollor 2021/22, me iniciativë të drejtorit të shkollës së mesme në Bujanoc dhe Recep Gündüz,kordinatori i qendres kulturore te Kosoves ne Bursa.
"Qëllimi i bashkëpunimit është vizita reciproke e nxënësve dhe personelit arsimor të të dy shkollave si dhe ngritjen e cilësisë së procesit edukativo-arsimor", thuhet në njoftim të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc./Titulli.com/