Bizneset e trojeve shqiptare zbresin në Preshevë
Lokale

Bizneset e trojeve shqiptare zbresin në Preshevë

30.Oct.2012 22:25
0
Kurrë më shumë se të mërkurën nuk do të ketë biznese shqiptare në Preshevë. Prodhimet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe vetë Lugina do të jenë pjesë e panairit “Javët e biznesit kombëtarë” Komuna e Preshevës dhe e Bujanocit përmes panairit  “Javët e biznesit kombëtar”, synon trasimin e kanaleve të reja komunikimi në mes të prodhuesve kombëtar , vendim-marrësve dhe konsumatorëve. Ky panair që do të mbahet nesër me fillim në orën 11h në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica”, ka karakter promovues të prodhimeve kombëtare në Luginë të Preshevës, raporton Titulli. Andaj ky panair do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët, ndërsa pjesëmarrjen me ekspozimet e prodhimeve të tyre e kanë konfirmuar 40 prodhues, në mesin e tyre edhe nga Bujanoci e Presheva. Panairi “Javët e biznesit kombëtar”, në Preshevë organizohet në saje të aktiviteteve të përbashkëta të cilat janë si një nismë e Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe organizatave simotra të saj në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Luginë. Panairi organizohet për herë të parë në Preshevë, nën patronatin e kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe në mbështetje të Agjensionit për Zhvillim të Komunës së Preshevës dhe Bujanocit./Titulli.com/
“Zëri i Luginës” mysafir të Mbretit
Mustafa: Populli shqiptarë i Luginës është përkrah atij amerikan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration