25 vjet nga dalja në skenë e UÇPMB-së (video-dokumentar)
Në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit para 25 viteve doli në skenë Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) e cila ishte në fushëbetejë me forcat ushtarake e policore të Serbisë.
Kjo paraqitje e pjesëtarëve të UÇPMB-së u bë gjatë varrimit të dy vëllezërve Saqipi të vrarë në Doborosin.
Ish-pjesëtarët e UÇPMB-së u amnistuan nga kuvendi i Serbisë me dekret të veçantë, mirëpo disa nga ata u burgosën ndërsa të tjerët u arratisën në Kosovë dhe disa të tjetër në vendet evropiane, shkruan Titulli.com.
Në muajin maj të vitit 2001 u nënshkrua marrëveshja e demilitarizimit apo siç njihet në opinion "Marrrëveshja e Konçulit" për t’i hapurr rrugë prosperimit, zhvillimit dhe avancimit të pozitës shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc./Titulli.com/