Zhbllokohet “Komunalia”
Lokale

Zhbllokohet “Komunalia”

29.Aug.2013 15:45
0
Ndërmarrjes Publike “Komunalia” në Bujanoc sot i janë zhbllokuar llogaritë bankare të cila për 43 ditë i kishin mbajtur në dry financat e kësaj ndërmarrje. Ragmi-ramiziZhbllokimit të llogarive të “Komunalisë” i parapriu edhe angazhimi i lartë i kryetari të komunës së Bujanocit Nagip Arifi si dhe udhëheqësisë së kësaj ndërmarrje. “Sot pas 43 ditëve nën bllokadë dhe në gjendje të jashtëzakonshme Ministria e Financave pas një marrëveshje të arritur ka zhbllokuar llogaritë dhe tani ndërmarrja jonë funksionon normalisht”, tha për Titullin drejtori Ragmi Ramizi. Sipas tij angazhimi i palodhshëm i udhëheqësisë së “Komunalisë” dhe Komunës ka mundësuar daljen nga kjo situatë e vështirë edhe pse gjatë kësaj kohe ndërmarrja ka funksionuar duke përmbushur detyrimet e saj ndaj qytetarëve. Ramizi falënderon punëtorët që e kanë kuptuar situatën, pasi sic thotë ai ky është një borxh i trashëguar nga keq-menaxhimi i drejtorit të kaluar. “Bllokimi i llogarive ka qenë si pasojë e keq-menaxhimit të udhëheqësisë së kaluar dhe se punëtorët e kanë mirëkuptuar situatën duke mos na akuzuar”, u shpreh drejtori. Vendimi i ri i Ministrisë së Financave ka anuluar vendimin e mëhershëm të saj të 18 korrikut me anë të cilit janë bllokuar llogaritë e “Komunalisë” për shkak të borxhit rreth 65 milionë dinarësh që kjo ndërmarrje i kishte ministrisë. Mirëpo tani kur është bërë debllokomi, Ministria e Financave nga të gjitha llogaritë e “Komunalisë” ka tërhequr rreth 13,5 milionë dinarë, duke zvogëluar kështu borxhin në rreth 52 milionë dinarë. Kjo sipas Ramizit nuk do të pengojë në vazhdimin e dhënies së rrogave për 180 punëtorët e kësaj ndërmarrje./Titulli.com/
Gjithçka gati, të martën inaugurimi i shkollës në Tërnoc
Probleme të theksuara me sistemin e parkingjeve në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration