Zgjedhjet do të përsëriten, por jo në të gjitha vendbanimet
Lokale

Zgjedhjet do të përsëriten, por jo në të gjitha vendbanimet

16.Apr.2013 16:18
0
Votimet për anëtarë të Këshillave të Bashkësive Lokale (BL) të Komunës së Bujanocit si dhe tubimet propozues do të përsëriten të dielën Pas takimit që sot patën kryetarët e Bashkësive Lokale të fshatrave Lluçan, Tërnoc, Muhoc dhe Samolicë me kryetarin e Kuvendit Komunal (KK) të Bujanocit Hajredin Hyda u vendos që në disa vendbanime të mbahen zgjedhjet për anëtarë të BL-së si dhe ato për tubime propozues të qytetarëve. Të dielën do të votohen në fshatin Llucan, ndërsa në Samolicë dhe Muhoc do të mbahen tubimet me qytetarë ku do të propozohen kandidatët për anëtarë të Këshillit të BL-së. “Zgjedhjet janë shpallë më 18 mars dhe është dashtë të mbyllen më 15 prill. Këto Bashkësi Lokale (Muhoc, Llucan, Tërnoc, Samolicë dhe Letovicë) pasi nuk kanë mundur ta përfundojnë procesin e tyre të rregullt, i kam ftuar në konsulta kryetarët e tyre se si të gjendet një modalitet për të përfunduar ky proces”, ka thënë sot për Titullin kryetari i KK Hajredin Hyda. Ai ka theksuar se në këtë takim nuk ka marrë pjesë Ahmet Mustafa kryetar i BL të Letovicës i cili njëherit është këshilltarë në KK të Bujanocit nga radhët e Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD). “Kryetari i BL të Letovicës refuzon të raportoj për punën e tij disa vjeçare sa ka mbajtur këtë post, arsyeja e vetme pse ai refuzon takimin dhe nuk e mbanë këtë tubim është se nuk dëshiron të raportojë”, është shprehur Hyda. Sipas zyrtarit të KK-së në shumicën e rasteve është arritur marrëveshja, “në BL të Llucanit do të mbahen zgjedhjet të dielën, ndërsa në Muhoc të dielën do të mbahet tubimi për propozim të kandidatëve, kurse në Tërnoc ende nuk është caktuar data pasi që duhen përgatitje për të zgjedhë komisionet sepse atje kemi një numër të madh të votuesve ku duhet të përgatitet materiali zgjedhor”. Edhe në fshatin Samolicë të dielën do të mbahet tubimi propozues pas arritjes së kompromisit se të katër lagjet të kenë të drejtë të pakufizuar të kandidatëve në bazë të kuotave 5-4-4-4, ku lagja më e madhe do të ketë 5 anëtarë ndërsa tjerat nga 4. Gjatë kësaj deklarate për Titullin kryetari Hyda tha se edhe përskaj marrëveshjes së arritur, gjatë tubimit të djeshëm në Samolicë kishte kërcënime ndaj disa punëtorëve të administratës. “Çka është më evidente, dje në tubimin e fshatit Samolicë ka pasur kërcënime verbale të cilat në një moment mund të kalonin edhe në kërcënime fizike nga disa individë të fshatit Samolicë ndaj punëtorëve të administratës, të cilët kanë pasur vendim që të jenë vëzhgues në atë tubim”, theksoi Hyda. Vlen theksuar se kurrë më parë nuk ka pasur interesim kaq të lartë të partive politike shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhjet nëpër Bashkësi Lokale, edhe pse kompetencat e këtij institucioni janë të vogla aq sa nuk mund të bllokojnë projektet vitale që realizohen në territorin e tyre./Titulli.com/
Kërkohet lirimi i të akuzuarve për sulmet në Dobrosin
PVD kërkon transparencë dhe ligjshmëri në procesin e zgjedhjeve lokale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration