PVD kërkon transparencë dhe ligjshmëri në procesin e zgjedhjeve lokale
Lokale

PVD kërkon transparencë dhe ligjshmëri në procesin e zgjedhjeve lokale

16.Apr.2013 13:28
0
Kryetari i nëndegës së PVD-së në Tërnoc, Agim Hasani, shefi  i grupit të këshilltarëve të PVD-së Ragmi Mustafa, dy  anëtarët e komisionit për zgjedhje për Bashkësi lokale (Shkelzen Ademi dhe Jakup Salihi) i kanë dorëzuar sot, një shkresë, kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit, Hajredin Hyda dhe kryetarit të BL-së në Tërnoc, Agim Haliti lidhur me anulimin e zgjedhjeve për bashkësi lokale të mbajtura të dielën e 14 prillit 2013.  Në shkresën e këtyre zyrtarëve të PVD-së thuhet “Anulimi i zgjedhjeve  për BL në Tërnoc, të mbajtura të Dielën  më  14.04.2013, e paraqet dëshminë e qartë për shkeljen flagrante të procesit parazgjedhor nga ana e kryetarit të BL-së, Agim Haliti. "Mos transparenca e procesit, fshehja e listës së kandidatëve deri një ditë para zgjedhjes, manipulimet me fletëvotimet pa vula, mungesa e rregullores për zgjedhje janë shkaqet e mossuksesit”, thuhet më tej në shkresën dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Hajredin Hydës". Për të eliminuar mundësitë që të përsëritet mossuksesi, apo më keq të inkurajohen tensione në fshat sugjerojmë, PVD propozon që paraprakisht të merren këto masa:
  • Hartimin e rregullores së qartë për zgjedhje .
  • Krijimin e komisionit zgjedhor me numër të barabartë të anëtarëve nga dy palët.
  • Caktimi i datës së arsyeshme për zgjedhje për të pasur mundësi që qytetarët të njoftohen edhe për procedurën zgjedhore dhe listën e kandidatëve.
  • Largimin e sekretarit të kuvendit nga detyra e mbikëqyrjes së procesit zgjedhor, me që është kandidat në listën zgjedhore.
  • Kërkojmë kopjen e statutit të BL- së Tërnocit me që nga Tubimi me qytetarë (07.04.2013) deri te mbajtja e zgjedhjeve disa herë është ndryshuar statuti i Bashkësisë Lokale në Tërnoc.
Ndryshe, zgjedhjet për Bashkësi Lokale janë mbajtur të dielën, ndërsa në shumicën e Bashkësive Lokale për shkak të parregullsive janë prishur, përfshirë këtu edhe vendbanimin më të madh të komunës së Bujanocit, Tërnocin./Titulli.com/
Zgjedhjet do të përsëriten, por jo në të gjitha vendbanimet
Në Mutivodë do të kalohet me letërnjoftim të Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration