VV: Pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së shtypet edhe indentiteti në Luginë
Lokale

VV: Pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së shtypet edhe indentiteti në Luginë

07.Apr.2015 12:15
0

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vazhdimin e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

VV thekson se së fundi kanë mësuar për padinë e ngritur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, e cila kërkon të akuzojë shqiptarët vetëm për shkak se në qytetet e fshatrat ku ata jetojnë, përdorin si simbol dekorues dhe identifikues flamurin kombëtar shqiptar me rastin e festës kombëtare.

“Përdorimi i flamurit kombëtar është një e drejtë të cilën shqiptarët nuk e kanë braktisur kurrë, as në momente më të vështira të historisë së tyre në shekullin XX. Këtë të drejtë shqiptarët nuk do të lejojnë që ta shtypë as Serbia e shekullit XXI. Nisja e procedurave ligjore ndaj Ilirian Jusufit, vetëm për shkak se ky e ka stolisur biznesin e vet me flamurin kombëtar në 28 nëntor, nuk është gjë tjetër veçse shprehje e lirisë të konfirmuar në konventat ndërkombëtare nënshkruese e të cilave është edhe Republika e Serbisë”, thuhet në njoftimin VV-së.

Sipas lëvizjes Vetëvendosje, Republika e Serbisë me sa duket e konsideron shfaqjen publike të flamurit shqiptar si prishje të rendit publik.

Kjo lëvizje thekson se ky shtet vijon të jetë armiqësor ndaj shqiptarëve, dhe shtypës i identitetit, lirive e të drejtave të tyre, duke përdorur metoda tashmë të vjetruara. Sipas tyre, kjo nuk është hera e parë që autoritetet e Serbisë keqtrajtojnë simbolikën kolektive të shqiptarëve vendas, dhe një rast tjetër shqetësues ka qenë heqja me dhunë e lapidarit të UÇPMB-së, me të njëjtin arsyetim.

“Situata e shqiptarëve në Serbi është në kontrast të dukshëm me situatën e serbëve në Kosovë, të cilët falë politikave ndërhyrëse të Serbisë, falë paaftësisë së pushtetarëve kosovarë dhe falë diskriminimit në Bruksel, janë shndërruar tashmë në një super-minoritet. Serbët në Kosovë jo vetëm që gëzojnë të drejtat që nuk i kanë shqiptarët në Serbi, përdorin simbolet e tyre, shkollohen në gjuhën e tyre, etj. por gëzojnë edhe liri e të drejta që asnjë minoritet nuk i gëzon, dhe asnjë konventë nuk i parashikon. Ata janë më pak se 5% e popullatës, dhe gradualisht po forcojnë kontrollin e tyre në afër 20% të territorit, përmes një procesi që nisi me decentralizimin dhe po përfundon me asociacionin”, thuhet në komunikatë.

Sipas Vetëvendosjes, ky kontrast, kjo asimetri është e padurueshme. “Super-minoritetet dhe nën-minoritetet janë koncepte që sfidojnë barazinë dhe reciprocitetin. Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje forcave politike e institucionale shqiptare, shoqërisë civile e medias, në Shqipëri e Kosovë që t’i kushtojnë më shumë vëmendje çështjes së të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, pasi ne, si komb, nuk mund të lejojmë që një pjesë e jona të trajtohet në mënyrë të padenjë, apo të pabarabartë. Po ashtu, i tërheqim vëmendjen aktorëve ndërkombëtarë që të angazhohen në këtë rast për të mbrojtur ato vlera që vazhdimisht propagandohen si universale”, përfundon komunikata e lëshuar për media nga Lëzija Vetvendosje./Titulli.com/

Në Zvicër nisë regjistrimi i filmit artistik me aktorë nga Lugina e Kosova (Foto)
Këshilli Komunal refuzon katër nga gjashtë ankesa të klubeve sportive
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration