Lokale
Vranjë: Qëllon për vdekje xhaxhain
Vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Vranjë, kur Stanisha Neshiq (51) ka vrarë xhaxhain e tij Trajko Stevanoviq (74) për shkak të çështjeve të pazgjidhura pronësore.
I ndjeri Stevanoviq nuk ka pranuar që shtëpinë në të cilën jetonte me djalin e tij, nipërit dhe nusen e djalit, t’ia japë nipit Neshiq, rast ky i cili ka qenë edhe më herët i njohur në polici.
Trajko sot rreth orës nëntë të mëngjesit ka shkuar te Neshiq për të huazuar një thes me çimento, mirëpo pas një përplasje verbale në shtëpinë e Neshiqit në rrugën Petra Lekoviqa në Vranjë (Serbi), Stanisha ka gjuajtur me pistoletë në kokë të ndjerin Trajko, raportojnë mediat serbe.
Pas aktit, vrasësi ka telefonuar policinë dhe është vetë dorëzuar.
Gjykatësi hetues i Gjykatës së Lartë në Vranjë, Dragan Stefanoviq ka thënë se trupi i viktimës është dërguar për obduksion, kurse Neshiqit do ti caktohet paraburgimi.
“Në momentin e vrasjen në vendin e ngjarjes ishte edhe gruaja e të dyshuarit. Sipas të gjitha rrethanave, në këtë rast, motivet që kanë çuar deri në këtë ngjarje kanë qenë problemet e pazgjidhura familjare. Nuk ka indikacione se i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit apo narkotikëve”, ka thënë Stefanoviq.
Bashkëshortja e vrasësit, Svetlana Neshiq ka sqaruar se ditë më parë burri i saj është rrahur në shtëpinë e xhaxhait dhe se grindja e sotme për këtë arsye ka filluar./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!