Ndryshimi i kufijve, efekt domino në Ballkan
Lokale

Ndryshimi i kufijve, efekt domino në Ballkan

11.Apr.2013 19:21
0
mustafa-ahmeti-bdlKryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa e kanë vlerësuar idenë e kryeministrit serb Ivica Daçiq si tejet të rrezikshme dhe destabilizuese për Ballkanin. raporton zhurnal Ahmeti dhe Mustafa janë takuar sot në Tetovë, prej ku kanë rikujtuar Serbinë se duhet pasur kujdes të madh kur hidhen ide të tilla. “Mendoj që është një tezë shumë e rrezikshme për mbarë rajonin dhe ka efekt domino. Mendoj se deklarata e fundit e Daqiqit është mbase për të vonuar arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, pra mendoj që Beogradi duhet të jetë shumë më i përgjegjshëm sa iu takon kufijve. Beogradi duhet të njohë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës sepse kështu ndihmohet paqja dhe stabiliteti në rajon”, ka deklaruar Ahmeti. Mustafa, nga ana tjetër, ka rikujtuar referendumin e qytetarëve të Preshevës të vitit 1992, për autonomi dhe mundësi për bashkëngjitje me Kosovën, por ky vendim plebishitar i preshevarëve ka mohuar të ketë lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve. “Dhe, gjithnjë kur është në sfidë politike, Daçiq lanson një tezë krejtësisht tjetër në mënyrë që t’i ik asaj përgjegjësie ose t’i nxis shqiptarët e Luginës së Preshevës për ndonjë eskalim të mundshëm të dhunës apo eskalim politik në mënyrë që të merret me sanimin e situatave të krizës në Luginë të Preshevës, në vend që të merret me sanimin e krizës që është në Beograd sot”, ka thënë Mustafa./Titulli.com/
Shkolla më e madhe fillore në Bujanoc zgjodhi udhëheqësinë e re
Vranjë: Qëllon për vdekje xhaxhain
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration