Universiteti i Tiranës rezervon 55 vende për studentët në programin master nga Lugina
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave janë miratuar kuotat e pranimit për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit, përkatësisht 250 kuota për programet e studimit "Master Profesional", "Master i Shkencave" dhe "Master i Arteve të Bukura".Nga ky numër i përgjithshëm të rezervuar studentët nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë kanë fituar 55 vende për studime mastern♪7 Universitetin e Tiranës.
Të gjithë të interesuarit duhet të paraqiten direkt në fakultetet përkatëse në Tiranë dhe të ndjekin procesin e aplikimit me kohë dhe dokumente të nevojshme./Titulli.com/