Të rinjtë e PD-së aksion kundër komunës në Bujanoc, “Na lini të rritemi, kthena paratë tona”
Lokale

Të rinjtë e PD-së aksion kundër komunës në Bujanoc, “Na lini të rritemi, kthena paratë tona”

23.Jun.2019 13:05
0

Aktivistë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë ndërmarrë aksionin politik duke vendosur transparentë me mbishkrimin "Na lini të rritemi, kthena paratë tona" para objektit të komunës së Bujanocit, shkruan Titulli.com.

“Është paraqitur vjedhja e shtesave fëmijërore dhe lehonive që ka ndodhë para disa muajve. Fatkeqësisht, numri i rasteve të lajmëruara që janë prekur nga kjo vjedhje e shekullit po rritet çdo ditë, dhe qytetarët po brengosen çdo ditë e më shumë për fëmijët e tyre”, thuhet në deklratën e PD-së.

Gjithashtu para hyrjes së objektit të komunës është vendosur shiriti me mbishkrimin tjetër "Hajnat jashtë"  përmes së cilës  aktivistët kanë kërkuar nga pushtetmbajtësit që t'i largojnë hajnat nga mesi i tyre, me qëllim që hajnia të eliminohet.

“Edhepse kanë kaluar muaj të tërë nga vjedhja e shtesave fëmijërore, dhe akterët e kësaj vjedhje i dijnë kryetari i komunës dhe kryeshefi i administratës, por edhe e gjithë popullata, ata si duket janë bërë imun ndaj hajnisë dhe korrupcionit, andaj edhe kanë pranuar të bashkëjetojnë me hajnat”, thuhet mes tjerash. 

Kryeshefi i administratës komunale në Bujanoc është shprehur më parë se rasti për këto akuza të PD-së është duke u shqyrtuar nga organet kompetente./Titulli.com/

 

Lexo edhe :  Aktivitet politik në Bujanoc: Shaip pse s'ka vend për doktorat shqiptar?

                          Aktivistë të Partisë Demokratike vendosin lule në rrugët me gropa të qytetit në Bujanoc

                           PD me aksion sinjalizues kundër qeverisjes në Bujanoc

 

 

LPD shënon 17 vjetorin e themelimit, bashkimi me Kosovën ideli ynë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration