Lokale
Të rinjët e Luginës kryen me sukses kursin e gjuhës serbe
Shqiptarë të rinj nga Lugina e Preshevës, që kanë ndjekur kursin e gjuhës serbe dhe me sukses s kanë dhënë provimin, dje atyre në një ceremoni në Bujnaoc u janë dorëzuar diplomat.
Shefi i Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, tha në ndarjen e diplomave se njohja e gjuhës serbe mundëson punë në organet shtetërore të Serbisë ështç njohja e gjuhës serbe.
”Obligimi i Qeverisë së Serbisë është që njerëzve që kanë ndjekur kursin e gjuhës serbe t’u mundësohet puna në organe shtetërore në pajtim me kualifikimet e tyre”, tha Stankoviq.
Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar Galip Beqiri,i cili ka marr pjesë në ndarjen diplomave, tha se kursi i gjuhës serbe për të rinjtë shqiptarë është i dobisë së madhe për ta. Ai i ka propozuar Trupit Koordinues që edhe për serbet në hapësirat e Preshevës dhe Bujanocit të organizohet kursi për gjuhën shqipe për të kuptuar më mirë me fqinjët shqiptarë.
Kursi i gjuhës serbe është ndjekur nga më shumë se 300 shqiptarë të rinj, ndërsa me sukses e kanë përfunduar 250.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!