Lokale
Arifi takon ambasadorin turk, shkolla fillore në Tërnoc hapet më 2 shtator
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, është pritur sot në Beograd nga ambasadori i Turqisë në Serbi, Mehmet Kemal Bozay. Gjatë takimit janë biseduar tema të shumta e në veçanti ato që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe atë infrastrukturor.
Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord që Shkolla Fillore “ Muharrem Kadriu “, në lagjen e strukarëve në Tërnoc, të hapet solemnisht më dy shtator të këtij viti.
Përveç gëzimit të madh që do të paraqesë ky akt për nxënësit dhe prindërit e tyre, padyshim se me këtë bien poshtë akuzat e një pjese të opozitës se po politizohet me hapjen e godinës së re të kësaj shkolle.
Në bisedë e sipër, Ambasadori Bozay i ka premtuar kryetarit Arifi se në solemnitetin e hapjes së objektit shkollor pjesëmarës do të jenë edhe një numër i konsiderueshëm i biznismenëve nga Turqia të cilët kanë shprehur intresimin të investojnë në Luginë të Preshevës.
Gjatë këtij takimi , kryetarit Arifi i’u bë e ditur se Qeveria turke do të vazhdojë të investojë edhe më tej në objektet infrastrukturore të komunës së Bujanocit. Me këtë rast, përparësi e veçantë do t’i jepet arsimit dhe shëndetësisë.
Diplomati turk, Bozay, dhe kryetari Arifi, janë ndalur veçmas në zhvillimin ekonomik. “ Pozita e volitshme gjeografike e komunës së Bujanocit është një pikënisje interesante e kompanive turke për të investuar në këtë pjesë të Evropës”, vlerësuan ata.
Në bisedën e sotme, nuk janë lënë anash edhe temat politike. Kryetari Arifi e njoftoi ambasadorin turk për situatën politike dhe të sigurisë në Luginë, posaçërisht me përgatitjen e dialogut mes përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Luginës dhe zyrtarëve të qeverisë në Beograd.
Në këtë drejtim, Arifi mori përkrahje të fuqishme nga ambasadori turk i cili e përshëndeti këtë nismë duke e vlerësuar dialogun si mjet të vetëm të zgjidhjes së problemeve.
[caption id="attachment_22888" align="alignleft" width="300"] Nagip Arifi, kryetar i komunes se Bujanocit[/caption]
Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Bujanocit,Nagip Arifi, ambasadori turk i’a ka përcjellë edhe përkrahjen e fuqishme të qytetarëve tanë qeverisë turke të kryesuar nga kryeministri Rexhep Taip Erdogan.
“Reformat e realizuara nga qeveria turke dhe avancimi zhvillimor në të gjithë sferat e jetës, janë shembull që duhet ndjekur çdo qeveri “, është shprehur me këtë rast kryetari Arifi.
Po gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Bujanocit ka qëndruar edhe në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor ku u diskutua lidhur me planin urbanistik të komunës së Bujanocit.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!