Lokale
Taksa bllokon shtypin kosovarë në Luginë
Lugina e Preshevës më shumë se dy muaj është pa shtypin ditor kosovarë, shkaku i pagesës së taksës për policën e sigurimit të automjeteve për të hyrë në Kosovë.
[caption id="attachment_81459" align="alignleft" width="300"] Kioska "Pëllumbi", Bujanoc[/caption]
Gazeta “Zëri”, “Koha Ditore”, “Bota sot”, “Epoka e re” dhe “Tribuna” janë këto të përditshme të cilat për herë të fundit në duart e lexuesve shqiptar të Luginës kanë qenë në muajin maj.
Që nga ajo kohë distributori i shtypit kosovar për Luginën nuk ka mund të sjellë gazetat shkaku i pagesës së taksës sigurimit të makinës për të udhëtuar drejt Kosovës për të transportuar gazetat në Luginë.
Siç ka mësuar Titulli, distributori Agim Rexhepi, pronarë i kioskut “Pëllumbi” në Bujanoc, këtë hap e ka marrë pas mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën u aprovua një Rezolutë që mes tjerash parasheh edhe pezullimin e taksës së policës së sigurimit.
Ai përveç shtypit ditorë në komunat e Luginës ka shpërndarë edhe revistat mujore si “Kosovarja” dhe “Teuta”.
Mungesa e shtypit ditor në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit dhe Preshevës, ka ndikuar tek lexuesit shqiptar të cilët sot këtë mungesë e zëvendësojnë me blerjen e shtypit në gjuhën serbe që vie nga Beogradi.
Polica e sigurimit e Kosovës për makinat me targa të Serbisë në masë të madhe ka reduktuar qarkullimin e shqiptarëve të Luginës drejt Kosovës.
Ata për të qëndruar një javë në këtë shtet duhet të paguajnë 20 euro për policën e sigurimit./Titulli.com/
[caption id="attachment_81460" align="aligncenter" width="640"] Kioska "Pëllumbi" Bujanoc pa shtypin kosovarë[/caption]
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!