Lokale
Shpërthejn zjarret në deponinë e qytetit të Preshevës
E gjithë deponia e qytetit të Preshevës është në flakë. Fajtorë për këtë gjendje të deponisë është faktori njeri, ku qytetarë të pandërgjegjshëm pas hedhjes së mbeturinave i kanë vënë zjarret në deponi.
Nga Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme, thonë se me këto zjarre po ndotet ambient dhe shëndeti i mijëra banorëve. Kryeshefi i këtij shtabi i cili sot ka vizituar për së afërmi deponinë e qytetit Fejzulla Fejzullahu, bënë të ditur se personat të cilët kanë vënë zjarre do të paditen për vepër penale edhe pse ende nuk ka të dyshuar. Sipas ligjit vënia e zjarreve parashihet edhe si vepër penale. Sido qoftë këto zjarre janë prezentë 4 ditët e fundit.
Fejzullahu thotë se në hyrje të deponisë përskaj rrugës magjistrale Preshevë – Gjilan vërehen edhe mbeturina nga më të ndryshmet, e që ky vend nuk është adekuat as për mbeturina por as edhe për pasqyrën reale në hyrje të qytetit të Preshevës.
Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme ka marrë gjitha masat preventive për të evituar zjarret në territorin e komunës së Preshevës, por ata apelojnë që edhe qytetarët duhet të jenë pjesë e këtij aksioni për të bashkëpunuar me shtabin komunal, raporton Titulli.
Ndryshe anëtarët e shtabit komunale për situata të jashtëzakonshme sot do të mbajnë edhe një mbledhje urgjente për të parë se me çfarë hapa duhet të veprohet ditëve të ardhshme./Titulli.com/
[caption id="attachment_81463" align="aligncenter" width="600"] Deponia e qytetit të Preshevës[/caption]
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!