Takimi i kryetarëve me drejtorin e Elektrodistribucionit shtyhet për të mërkurën
Lokale

Takimi i kryetarëve me drejtorin e Elektrodistribucionit shtyhet për të mërkurën

04.Aug.2014 11:31
0

(e martë)

Takimi i paraparë për t’u mbajtur sot në mes të dy kryetarëve të komunave Bujanoc dhe Preshevë dhe drejtorit të ri të Elektroditribucionit “Jug-Lindje” është shtyrë për nesër.

Sipas burimeve të portalit informativ Titulli, ky takim që në qendër të saj do të ketë zgjidhjen e problemit të borxhit të energjisë elektrike në Luginë do të zhvillohet në Bujanoc.

Në te do të marrin pjesë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe homologu i tij nga Presheva Ragmi Mustafa me drejtorin e Elektrodistribucionit “Jug-lindje” Darko Bulatoviq./Titulli.com/

*****************************************************************************************************************************************************************

(e hënë)

Borxhi i rrymës, takim i Arifit dhe Mustafës me drejtorin e Elektrodistribucionit

Kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë, Nagip Arifi dhe Ragmi Mustafa gjatë ditës së martë do të takohen me drejtorin e Elektroditribucionit “Jug-Lindje” Darko Bulatoviq për të gjetur një zgjidhje rreth borxheve të grumbulluara për energjinë elektrike të papaguar në këto komuna.

Sipas kësaj ndërmarrje shoqërore, takimi me kryetarët e dy komunave do të ketë si qëllim gjetjen e një kompromisi rreth shlyerjes së borxheve të mëdha si të ndërmarrjeve njashtu edhe të qytetarëve, mirëpo edhe rreth vjedhjes së rrymës në këto komuna, transmeton Titulli.

Përndryshe, Elektrodistribucioni të premten ka dalë më të dhënat rreth borxheve ku në fokus vendosen komunat Bujanoc dhe Preshevë, për dallim nga komunat tjera në Serbi.

Me këtë rast sipas Elektro Distribucionit të Serbisë (EDS) deri më sot Bujanoci me Preshevën kanë rreth dy miliardë dinarë borxhe, rreth 992 milionë dinarë Bujanoci, kurse Presheva rreth 926 milionë dinarë.

Vlen theksuar se kjo do të jetë hera e parë që drejtori i “Juglindjes” do të takohet me udhëheqësitë e komunave./Titulli.com/

Shi i përcjellë me vetëtima "˜apokaliptike' në Luginë
Ngrihet padi ndaj E.S, dyshohet për sulm ndaj punëtorëve të Elektrodistribucionit në Tërnoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration