Ngrihet padi ndaj E.S, dyshohet për sulm ndaj punëtorëve të Elektrodistribucionit në Tërnoc
Lokale

Ngrihet padi ndaj E.S, dyshohet për sulm ndaj punëtorëve të Elektrodistribucionit në Tërnoc

04.Aug.2014 16:31
0

Zyrtarët e Stacionit Policorë në Bujanoc kanë dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë kallëzim penal kundër E.S. (1968) nga Tërnoci i komunës së Bujanocit.

Sipas kumtesës së Policisë të arritur në adresën elektronike të portalit infromativ Titulli, thuhet se ngritja e kësaj padie vije për shkak të dyshimit se E.S. ka kryer vepër penale, ndalim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës dhe shkatërrimin e dëmtimin e pronës së huaj.

“Dyshohet se E.S. më 31 korrik të këtij viti, në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit, me makinën e tij i ka bllokuar rrugën veturës zyrtare të Elektrodistribucionit “Jug-Lindje Nish”, zyra në Bujanoc, ka dalur nga makina dhe me një shufër të metaltë ka dëmtuar veturën zyrtare në të cilën gjendeshin katër punëtorë të Elektrodistribucionit”, thuhet në kumtesën e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur pasi katër punëtorët shqiptar, sipas informacioneve zyrtare nga Elektrodistribucioni, me urdhëruar kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shkyçur nga rrjeti elektrikë shtëpinë e E.S. siç thuhet për shkak të borxhit ndaj kësaj ndërmarrje.

E.S., më herët në deklarimet e tij publike ka mohuar borxhin duke thënë se “nuk ka marrë vërejtje për një borxh të tillë e as faturën për muajin e fundit, dhe se shkyçka nga sistemi energjetik i Elektrodistribucionit është bërë pa dijeninë e tij”./Titulli.com/

Takimi i kryetarëve me drejtorin e Elektrodistribucionit shtyhet për të mërkurën
Shqipëria do të vazhdojë bashkëpunimin me të zgjedhurit e Luginës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration