Shi i përcjellë me vetëtima "˜apokaliptike' në Luginë
Mbrëmjen e së dielës komunat Bujanoc dhe Preshevë janë përfshirë nga stuhia me shi të rrëmbyeshëm i përcjellë me vetëtima të shumta.
Zona të ndryshme të këtyre komunave të goditura nga dhjetëra vetëtima kanë mbetur për një kohë pa energji elektrike, ndërsa zbrazja e vetëtimave të shumta ka shkaktuar edhe dëme në amvisëritë elektronike shtëpiake, njofton portali Titulli.com
Ky rrebesh shiu i shoqëruar me vetëtima filloi para orës 21h për t’u qetësuar pas mëse dy orëve. Siç njoftojnë mediat shqiptare në Maqedoni, nga ky mot i ligë ka pësuar edhe kryeqyteti, Shkupi./Titulli.com/