Takimi Godfrey-Stankoviq: Trupi koordinues të ketë më shumë sukses në këtë rajon të Serbisë
Lokale

Takimi Godfrey-Stankoviq: Trupi koordinues të ketë më shumë sukses në këtë rajon të Serbisë

22.Jan.2020 15:36
0

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë zhvilloi një takim pune me ambasadorin amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, si pjesë e vizitës së tij të parë në komunat e Preshevës, Bujanoc, Vrajë dhe Leskovac.

Kryetari i Trupit Koordinues, thuhet se i ka thënë  Ambasadorit amerikan se situata në jug të Serbisë qendrore është e qëndrueshme dhe se ky organ qeveritar është i përkushtuar për të zgjidhur të gjitha problemet e qytetarëve të këtyre komunave.

Ambasadori amerikan, Godfrey ka uruar Trupin Koordinues për punën e tij të suksesshme gjatë 20 viteve të fundit.

“Një punë mbresëlënëse 20-vjeçare e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Dua që Dr. Stankoviç dhe bashkëpunëtorët e tij të kenë më shumë sukses në vazhdimin e punës së tyre për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë në këtë rajon dinamik të Serbisë”, shkroi Ambasadori Godrey./Titulli.com/

Ambasadori amerikan në Preshevë: Krenar që ndihmuam Serbinë për refugjatët
Shqiptarët e Luginës nuk lejohen të shkojnë nga Cyrihu në Prishtinë me pasaporta serbe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration