Ambasadori amerikan në Preshevë: Krenar që ndihmuam Serbinë për refugjatët
Lokale

Ambasadori amerikan në Preshevë: Krenar që ndihmuam Serbinë për refugjatët

22.Jan.2020 15:21
0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd,  Anthony Godfrey qëndroi për vizitë në Bujanoc dhe Preshevë I cili mes tjerash realizoi edhe takime me përfaqësues institucional lokal.

Ai fillimisht është pritur në Preshevë në zyrën e kryetarit të komunës duke vazhduar vizitën e tij në qendrën për pranimin e refugjatëve, shkruan Titulli.com.

 Anthony Godfrey theksoi  së është shprehur i impresionuar me grupin që prezantoi problemet që ballafaqohen banorët këtu.

“Sot jam bindur personalisht që Komisariati për refugjatë dhe emigracion është qasur në mënyrë njerëzore, me përgjegjësi dhe i organizuar me refugjatët dhe kërkuesit e azilit duke respektuar standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e refugjatëve. Krenar që kemi ndihmuar Serbinë”, ka shkruar Ambasadori  Anthony Godfrey në twiter për vizitën e tij në kampin për refugjatë në Preshevë.

Ndërsa Shqiprim Arifi, për takimin me ambasadoi  Anthony Godfrey ka shkruajtur  se  është njoftuar rreth kërkesave  drejtuar Ambasadave të huaja të akredituara në Beograd.

“Fokus të veçantë në këtë takim i dhamë çështjeve të teksteve shkollore, përdorimi i simboleve kombëtare, rikthimi i gjykatës themelore në Preshevë dhe finalizimi i hapjes së kufirit Miratoc-Llojan”, është shprehur Arifi.

Ambasadorin e ka pritur në zyrë edhe Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit dhe sipas tij është biseduar për shumë çështje të rëndësishme që preokupojnë qytetarët e Luginës së Preshevës në përgjithësi e shqiptarët e kësaj ane në veçanti.

“Bashkë me ambasadorin Godfrey u pajtuam që fokusi dhe interesimi i bashkësisë ndërkombëtare në Luginë të Preshevës duhet të rritet. Ambasadori me këtë rast vlerësoi lartë angazhimin e partive politike për ndërtimin e listës së përbashkët për pjesëmarrje në zgjedhje parlamentare si mekanizëm të rëndësishëm për dialog lidhur me sfidat ekzistuese”, ka shkruar Kamberi. 

Ambasadori Anthony Godfrey në fund të vizitës së tij në Bujanoc ka realizuar takim në hotelin “Rozafa” edhe me kryetarin dhe zëvendësin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa dhe Enver Mehmeti.

Kjo ishte vizita e parë e  ambasadorit Anthony Godfrey në Bujanoc dhe Preshevë, ndërsa ai qëndroi edhe në Vrajë e Leskoc./Titulli.com/

Takimi Godfrey-Stankoviq: Trupi koordinues të ketë më shumë sukses në këtë rajon të Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration