Lokale
Studentët e Luginës me kërkesa për qeverinë shqiptare
Kryetari i Unionit Studentor të Luginës së Preshevës në Shqipëri, Aziz Aziri realizoi një takim me zv/kryeministrin e Shqipërisë, Edmond Haxhinasto dhe diskutuan për shumë çështje të Luginës dhe studentëve nga ky rajon që studiojnë në Shqipëri.
Aziri, kryetar i USLP i paraqiti disa kërkesa që i preokupojnë studentët shqiptar gjatë qëndrimit dhe studimit nëpër universitetet e Shqipërisë dhe shumë çështje politike që përballen shqiptarët në Luginë.
“Ne kërkojmë lejen e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë, e cila na siguron gjithçka të përkohshme sipas kushteve ku jetojmë dhe studiojmë. Ne obligohemi të mbajmë lidhje të fuqishme shpirtërore me familjet tona në Luginë, dhe të ndjekim me shqetësim gjithçka që ndodh atje, andaj kërkojmë që vendi ynë të ndihmohet në shumë aspekte”, tha Aziri.
Edmond Haxhinasto, u zotua se kërkesat e shqiptarëve në Luginë janë të arsyeshme dhe se shteti shqiptar do të bëjë gjithçka për të ndihmuar në mënyra të ndryshme.
Aziri ka shprehur brengën se shqiptarët e Luginës po ndjehen të harruar nga shteti shqiptar dhe se problemet tona duhet të diskutohen mes qeverisë në Tiranë dhe Beograd./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!