Stankoviq: Kompleksi memorial i UÇPMB-së nuk ka leje ndërtimi
Lokale

Stankoviq: Kompleksi memorial i UÇPMB-së nuk ka leje ndërtimi

05.Apr.2013 18:51
0
  [caption id="attachment_56299" align="alignleft" width="300"]Kryetari i TK-se, Zoran Stankoviq Kryetari i TK-se, Zoran Stankoviq[/caption] “Qëllimi i ndërtimit të kompleksit memorial kushtuar tetë pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së është që të tërheqë vëmendjen nga investimet dhe të rëndojë pozitën e Beogradit në negociata”, ka vlerësuar kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (TK) Zoran Stankoviq Në afërsi të pendës së Rahovicës në Preshevë janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e kompleksit memorial kushtuarë tetë dëshmorëve të UÇPMB-së . Kryetari i TK-së Zoran Stankoviq ka vlerësuar se qëllimi i ndërtimit të kompleksit memorial kushtuar tetë pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së është që të tërheqë vëmendjen nga investimet dhe të rëndojë pozitën e Beogradit në negociata. “Ndërtimi i pllakës përkujtimore, sic quhet në deklaratat e liderëve shqiptarë dhe të disa njerëzve që marrin pjesë në ndërtim, ka filluar para gjashtë muajve. Shërbimet përgjegjëse dhe funksionerët shetëtror janë të njoftuara me ndërtimin. Shërbimi inspektues duhet të kryejë punën e vetë dhe do të bëhet ashtu si do të vendosë ky shërbim”, ka thënë Stankoviq gjatë qëndrimin në edicionin e lajmeve të RTS-së. “Leja për ndërtimin e këtij kompleksi memorial nuk është marrë”, thotë Stankoviq dhe shton se shumë rëndësi është duke i dhënë kësaj përmendoreje. “Po tentohet që situata reale politike dhe shansi për stabilizim në këtë rajon të kalojë në dicka tjetër, që cështjet periferike të jenë dominuese, që në një mënyrë është edhe e planifikuar nga ata njerëz të cilët ngrisin këtë përmendore”, ka thënë Stankoviq, transmeton Titulli. Kryetari i TK-së ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësit e administratës, përfaqësuesit e partive politike opozitare si shqiptare ashtu edhe at0 serbe. “Në ato hapsira një periudhë të gjatë kohore nuk aplikohen ligjet e Republikës së Serbisë në mënyrën e duhur. Secili duhet të ketë kujdes, si përfaqësuse i organeve shtetërore se cka po punohet në teritorin që ai administron dhe të rrespektohen ligjet e Republikës së Serbisë”, tërheq vërejtjen Stankoviq. Vlen theksuar se në fillim të viti të ri xhandarmëria e Serbisë ka hequr nga sheshi i Preshevës pllakën përkujtimore me emrat e 28 dëshmorëve të UÇPMB-së./Titulli.com/
Përfaqësuesit e Luginës takohen me presidentin e Shqipërisë
Bujanoci do të nënshkruaj marrëveshje me OEMVP
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration