Spektri dhe Titulli do të veprojnë bashkërisht
Lokale

Spektri dhe Titulli do të veprojnë bashkërisht

15.Feb.2013 14:12
0
Radiotelevizioni Spektri dhe portali i pavarur informativ Titulli.com kanë nënshkruar sot një marrëveshje për themelimin e Asociacionit të Mediave të Pavarura të Luginës-AMPL. Në marrëveshjen dhjetë pikëshe ndër të tjera është paraparë bashkëveprimi i këtyre dy mediumeve në fushën e mbrojtjes së interesave strategjike informative përballë të gjitha sfidave që i paraqiten në të ardhmen. Në radhë të parë është paraparë shkëmbimi i informacioneve dhe punëtorëve medial, konkurrimi në projektet e ndryshme me interes për opinionin, mbrojtja e përbashkët juridike në rast të përballjes me procese nga lëmia e jurisprudencës, bashkëveprimi ndaj organeve shtetërore dhe atyre të vetadministrimit lokal, krijimi i strategjisë për një treg të përbashkët marketingu, avancimi i kuadrove të reja në gazetari si dhe shumë objektiva tjera nga lëmia e industrisë mediale. E veçanta e kësaj marrëveshje bashkëpunimi është se në të shumtën e rasteve Spektri dhe Titulli do të paraqiten si subjekt i  përbashkët ndaj arritjes së qëllimeve të tyre në orientimet programore dhe politikat redaktuese. Me theks të veçantë një rëndësi e posaçme do t’i kushtohet mbrojtjes së interesave financiare të këtyre mediumeve, sidomos përballë projekteve dhe kontratave bashkëpunuese me organet lokale dhe ato qendrore. Do theksuar se pjesë e këtij Asociacioni mund të jenë vetëm ato media që kanë redaksi informative dhe që nuk finansohen në mënyrë të tërësishme nga taksapaguesit dhe buxhetet, qofshin ato lokale apo qendrore. “Ky asociacion do të jetë një fuqi motorike në avancimin e industrisë mediale tek ne. Së shpejti ai do të bëhet pjesë e institucioneve të ngjashme rajonale”, është shprehur pas aktit solemn të nënshkrimit të marrëveshjes kryetari i Kompanisë Mediale Spektri, Nexhat Behluli. “Bashkëpunimi ynë do të zgjerohet edhe me media tjera të cilat i plotësojnë kushtet për anëtarësim, pa marrë parasysh se a janë ato elektronike apo të shkruara. Mbi të gjitha lypset një seriozitet dhe një përkushtim maksimal profesional”, tha Skender Saqipi, drejtor i portalit të pavarur informativ Titulli. Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Mediave të Pavarura të Luginës është e para e këtij lloji në rajonin tonë./Titulli.com/
Përvoja e Barcelonës promovohet në Bujanoc
EULEX-i akuzon Gazmend Laknën për sulmet në Dobrosin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration