EULEX-i akuzon Gazmend Laknën për sulmet në Dobrosin
Lokale

EULEX-i akuzon Gazmend Laknën për sulmet në Dobrosin

15.Feb.2013 10:20
0
Një trup gjykues i EULEX-it i kryesuar nga gjykatësi Vlladimir Nikula , të mërkurën vonë në mbrëmje në Gjykatën Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Gazmend Laknës i dyshuar për veprën penale të “terrorizmit”.
Masar Morina avokat mbrojtës tha për rajonipress se Lakna dyshohet se i takon grupit ”Lëvizja për liri” e cila kishte sulmuar punktin serb në Dobrosin më 27 maj, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.
Pasi kanë arritur ta arrestojnë Gazmend Laknën nga Gjilani i dyshuar për terrorizëm një trup gjykues i EULEX-it i kryesuar nga Vlladimir Nikula, të mërkurën vonë pasdite në Gjykatën Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Avokati mbrojtës Masar Morina tha për rajonipress se Gazmend Lakna është arrestuar të mërkurën ndërsa në seancën para gjykatësve të EULEX-it e ka mohuar veprën. Morina tha se Lakna sipas hetimeve që ka zhvilluar prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustra dyshohet se është pjesëmarrës i sulmit të punktit serb në Dobrosin në datat 27 maj, 28 qershor dhe 7 tetor 2012. Lakna dyshohet se ka pasur kontakte telefonike me njërin prej grupit që dyshohet se është përgjegjës për sulmin mbi punktin serb në Dobrosin. I dyshuari Gazmend Lakna gjithnjë sipas hetimeve të EULEX-it dyshohet se ka lidhje me grupin që përbëhet nga Valon Jashari, Skënder Jashari, Gazmend Xhemshiri, Enver Musolli, Abdullah Zogaj, Qerkin Rexhaj, Skender Selmani dhe Muhamet Aliu. Ndryshe EULEX-i kishte ndërmarrë një operacion pas sulmeve mbi punktin serb në Dobrosin, por asnjëherë nuk janë bërë publik emrat e të dyshuarve – arrestuarve./Titulli.com/
Spektri dhe Titulli do të veprojnë bashkërisht
Komuna e Medvegjës shkarkon nga posti zyrtar Leme Xhemën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration