Sondazhi: Epërsi e vogël, Shqiprim Arifi të jap dorëheqje për mos hapjen e kufirit Llojan-Miratoc (rezultati)
Lokale

Sondazhi: Epërsi e vogël, Shqiprim Arifi të jap dorëheqje për mos hapjen e kufirit Llojan-Miratoc (rezultati)

30.Aug.2019 12:05
0

Në sondazhin e realizuar përmes faqes zyrtare të Portalit Informativ-TITULLI në facebook pjesëmarrësit kanë votuar me një epërsi të vogël për dorëheqjen e Shqiprim Arifit nga posti i kryetarit të komunës së Preshevës për shkak të mos hapjes së kufirit të LLojan-Miratoc.

Sondazhi ishte realizuar pas deklaratave të kryeministres serbe Ana Bërnabiq dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të cilët shuan shpresat e banorëve të Llojanit dhe Miratocës për hapjen e paralajmëruar të kufirit që lidh të dy vendet.

Këto deklarata u bënë  në konferencën e përbashkët  më 26 gusht pas promovimit të pikës së përbashkët kufitare Tabanoc-Preshevë.

Në sondazh morën  pjesë 430 votues ndërsa pro dorëheqjes votuan 231 (54 %)  ndërsa kundër dorëheqjes ishin 199 votues (46 %).

Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës në zgjedhjet lokale të vitit 2017 patë dhënë premtimin për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc edhe më këtë ka fituar mbështetje të banorëve të komunës për zgjedhjet lokale që e nxorën fitues të fortë në zgjedhje./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration