Sinani vizitë në Prishtinë: Bashkërendimit ndërinstitucional Luginës-Kosovë mundëson avancimin
Lokale

Sinani vizitë në Prishtinë: Bashkërendimit ndërinstitucional Luginës-Kosovë mundëson avancimin

10.Nov.2021 07:43
0

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka realizuar një takim me Liburn Aliu,  Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë.

Postimi i plotë në Facebook nga Ardita Sinani:

SË SHPEJTI FILLON REALIZIMI I PROJEKTEVE TË RËNDËSISHËM ME MBËSHTETJE NGA KOSOVA
 
Liburn Aliu nuk është vetëm bashkëvendës i joni dhe mik i imi. E as vetëm Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
 
Ai është njeri i dëshmuar në angazhim për Preshevën e lirë dhe të zhvilluar. Si i tillë, kudo dhe kurdo, Liburni ka pasur vullnetin, atdhedashurinë dhe përkushtimin për Luginën e Preshevës. Dje si veprimtar e opozitar. Sot si qeveritar.
E falenderoj përzemërisht Për mikëpritjen e zakonshme. Për përkrahjen e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës drejt fillimit të realizimit të projekteve tona jetike infrastrukturore dhe mjedisore, të cilat me dekada nuk po mbështeten nga Qeveria e Republikës së Serbisë.
 
Dinamizimi i komunikimit, bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional midis Luginës së Preshevës dhe Republikës së Kosovës e bën më të mundshëm avancimin e të drejtave kombëtare dhe politike, si dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
 
Sepse bashkë është më mirë
 
Sepse bashkë është më e mundshme Presheva e re
Salihi fton qytetarët për avancimin e shërbimeve sociale në komunë të Bujanocit (linku)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration