Salihi fton qytetarët për avancimin e shërbimeve sociale në komunë të Bujanocit (linku)
Shefi i kabinetit të komunës së Bujanocit, Sali Salihi ka bërë thirrje për pjesëmarrje aktive në planin e veprimit për përmirësimin e shërbimeve sociale në komunën e Bujanocit.
"Ftohen qytetarët të përfshihen në diskutimin publik rreth Draftit të Planit Akcional për avancimin e shërbimeve sociale në komunë të Bujanocit.Përmes kësaj platforme nxisim përfshirjen
e qytetarëve në vendimmarrje për tema të rëndësishme publike. Ky diskutim është online dhe zgjatë një jave", ka shkruar Salihi.
Kjo është thirrja publike e organizatës që implementon këtë projekt:
Plani i Veprimit për përmirësimin e shërbimeve sociale në komunën e Bujanocit është zhvilluar në kuadër të ofrimit të mbështetjes mentoruese të Organeve këshilluese në procesin e hartimit të dokumenteve vendore të planifikimit për komunat Vranjë, Leban dhe Bujanoc. Organet këshilluese përbëhen nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, komunës dhe Qendrës për punë sociale.
Qëllimi është që të mbështeten organet shtetërore dhe shërbimet publike në prezantimin dhe testimin e modaliteteve për qasje më të mirë të qytetarëve në shërbimet sociale dhe tejkalimin e pengesave për përfshirjen e grupeve të margjinalizuara në mjedise etnikisht të përziera.
Draft plani i veprimit për përmirësimin e shërbimeve sociale në komunën e Bujanocit përmban tre synime specifike dhe gjashtë masa. Ne duam të dëgjojmë mendimin tuaj. Më poshtë mund të lini komentet dhe sugjerimet tuaja për masat e listuara.