Sinani: Rralizohet transferi i mjeteve nga Kosova, paguhen dëmet nga vërshimet
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se ka përfunduar transferi i mjeteve nga qeveria e Kosovës.
Postimi i plotë në Facebook nga Ardita Sinani:
Pas transferit të mjeteve nga Qeveria e Republikës së Kosovës pas vërshimeve në komunën e Preshevës, sot mbajtëm mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal.
Pikë e vetme e rendit të ditës ishte rimbursimi i mjeteve të donacionit, mjete të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i dhuroi komunës sonë për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Për shkak të pengesave të jashtëzakonshme burokratike nga ana e Thesarit të Republikës së Serbisë, të cilat çuan në situatën që sanimin e dëmeve, u detyruam që të njejtën t'a bëjmë me mjetet e buxhetit komunal dhe donacionit të Bashkisë së Tiranës.
Meqenëse më në fund këto pengesa sa i përket transferit të këtyre mjeteve u tejkaluan me sukses, sot morëm Vendim që me mjetet nga Republika e Kosovës të rimbursohen të dëmtuarit nga vërshimet, bazuar në raportin e komisionit për vlerësimin e dëmeve.
Të gjithë të dëmtuarve nga vërshimet do t'iu ndahet vlerë e barabartë e mjeteve.