Shqipëria do të vazhdojë bashkëpunimin me të zgjedhurit e Luginës (foto)
Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë, Ilir Boçka, ka pritur sot në një takim miqësorë deputetët shqiptar në parlamentin republikan.Deputetët Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, janë takuar, sot, me ambasadorin e sapo emëruar të Republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka. Takimi është mbajtur në selinë e Ambasadës shqiptare, me ç'rast Ambasadori është njoftuar me punën e deritashme të dy deputetëve.
Gjatë takimit është biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit intensiv mes përfaqësuesve shqiptar me misionin diplomatik shqiptar, thuhet në njoftimin e Partisë për Veprim Demokratik, transmeton Titulli.
Pas këtij takimi, deputetët janë takuar edhe me përfaqësues të ambasadës britanike në Beograd, me të cilat kanë diskutuar zhvillimet e përgjithshme politike./Titulli.com/