Shqiptarët e Luginës së Preshevës të tradhtuar
Lokale

Shqiptarët e Luginës së Preshevës të tradhtuar

07.Aug.2013 03:55
0
Shqiptarët e Luginës së Preshevës as nuk janë bërë me zyrë në Gjilan e në Prishtinë, e as nuk kanë përfituar të drejta të plota me shtetasit e Kosovës, transmeton KTV. Këto janë vetëm disa prej pikave të Rezolutës për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, miratuar para dy muajsh në Kuvendin e Kosovës. Në Rezolutë gjithashtu parashihet që qeveria të kërkojë reciprocitet me të drejtat e serbëve në veri, e themelimi i një fondi zhvillimor për 3 komunat me shqiptarë në Serbi. Por të gjitha këto kanë mbetur vetëm në letër, shprehen anëtarë të Lëvizjes Vatra, përfaqësuese e shqiptarëve të Luginës, ndërsa mbesin në pritje të hapave konkretë. Ndërsa iniciuesi i kësaj rezolute, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se qeveria po e injoron kuvendin me mosndërmarrjen e obligimeve të saj. Në Qeverinë e Kosovës nuk kanë pasur informata në interesimin e KTV-së nëse është bërë diçka në realizimin e pikave të Rezolutës. Ndër të tjera, në debatin e zhvilluar paraprakisht në Kuvend, nga kryeministri i Kosovës ishte propozuar të bëheshin edhe ndryshime kushtetuese për shqiptarët e Luginës, për çka nuk ishte pajtuar opozita./Titulli.com/
Urimet për besimtarët musliman për Fitër Bajramin
Studentja preshevare ekspozon 120 punime (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration