Urimet për besimtarët musliman për Fitër Bajramin
Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar motra dhe vëllezër besimtarë, Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, si muaj i sakrificës për hirë të Zotit të Madhërishëm, mëshirës, solidariteit dhe paqes, mes besimtarëve, ja povijnë edhe ditët e Fitër Bajramit. Andaj, marr leje, që në emrin tim personal dhe në emër të gjithë administratës të komunës së Bujanocit t’ua përcjell urimet më të përzemërta lidhur me këtë festë, e cila besoj se do ngjallë gëzime në familjet tuaja. Uroj që në këtë festë, para së gjithash,t’ia shtrini dorë njëri-tjetrit sikurrë më parë, që të mbretërojë harmonia, dashuria, përkrahja dhe uniteti mes motrave dhe vëllezërve tanë. Shfaq shpresën tek Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin dhe adhurimet e kryera gjatë Ramazinit, dhe ditët e Bajramit t’i kaloni në atmosferë festive e hareje. Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju! Dr.Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit __________________________________________________________________________________________________________ Lëvizja e Progresit Demokratik Rr. e Kosovës, nr.54 17520 Bujanoc Data: 07.08.2013 Lëvizja e Progresit Demokratik, me rastin e Festës së Fitër Bajramit, ju uron gjithë besimtarëve të fesë islame paqe, lumturi e harmoni familjare, duke e lutur Allahun e Madhërishëm, që t’ua pranoj agjërimin, lutjet, ibadetet, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. LPD, gjithashtu, shpreh besimin se kjo festë kaq e dashur edhe për besimtarët e rajonit të Luginës së Preshevës, të shërbej si një nxitje për kultivimin e paqes, mirëkuptimit, solidaritetit, bashkëpunimit ndërnjerëzor e ndërajonal.NGA KRYESIA E LPD-së
Jonuz Musliu – kryetar,
njëherit edhe kryetar i Kuvendit
komunal në Bujanoc
_______________________________________________________________________________________________________
KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR Këshilli Kombëtar Shqiptar uron të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit. Këto ditë madhështore të cilat bartin në vete vlerën e devotshmërisë, humanitetit, sakrificës, barazisë në mes të njerëzve, urojmë që të gjithë besimtarët ti gjejë në harmoni, tolerancë, unitet, e mbarësi në të gjitha sferat. Kjo festë simbolizon sakrificën dhe besimin për Zotin, mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e veçmas për ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria. Urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes. Njeriu në këtë ditë feste është edhe më afër Zotit, ngase mbretëron një atmosferë vëllazërore nëpërmjet të cilës besimtarët shprehin falënderimin ndaj Krijuesit Fuqiplotë, për të mirat e dhuruara në këtë jetë. Urime festën e Kurban Bajramit për të gjithë vëllezërit dhe motrat myslimane duke shpresuar që Zoti i Madhërishëm ta pranoj agjërimin dhe të gjitha lutjet tona.Bujanoc, 02.08.2013
Shërbimi për informim i KKSH-së
_______________________________________________________________________________________________________
PARTIAPËR VEPRIM DEMOKRATIK- Dega Bujanoc
Të nderuar besimtarë! Nesër është dita e parë e Fitër-Bajramit, ndaj Dega e PVD-së në Bujanoc, juve vëllezër besimtar u’a uron festen e Fitër-Bajramit që na vjen vjen si rezultat i agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit. Kjo Festë ka në vete përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë. Të nderuar besimtarë! Muhammedi a.s ka thënë “Kam ardhur që të përsos vlerat morale”, prandaj, Islami synon të ndërtojë një shoqëri humane, në të cilën gjykon dashuria hyjnore e ngritur mbi principe të fuqishme të drejtësisë, bamirësisë dhe mëshirës, dhe assesi nuk i dëshiron njerëzimit shkatërrim dhe rrënim, por i dëshiron udhëzimin, përmirësimin dhe mirësinë. Fitër - Bajrami, qetëson dhe gëzon zemrat e besimtarëve, të cilët me dinjitet e përkushtim të pashoq, kryen obligimin e Ramazanit duke iu nënshtruar Allahut fuqiplotë me tërë qenien e tyre. Kjo festë e Fitër - Bajramit paraqet stimulim në përforcimin tonë ndaj ftesës së besimit, për të na siguruar prosperitet në këtë botë dhe shpëtim në botën tjetër. Le të jetë festa e Fitër Bajramit moment i vetëdijesimit tonë, kur ne do të dimë ta respektojmë dinjitetin njerëzor. Edhe njëherë urime festa e Fitër BajramitDega e PVD-së Bujanoc
Shaip Kamberi - kryetar
_______________________________________________________________________________________________________
SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE - PRESHEVË UROJMË FESTËN E MADHE, BAJRAMIN E MADH TË GJITHË SHQIPTARËVE TË BESIMIT ISLAMË, NË LUGINË TË PRESHEVËS, SHQIPËRI, KOSOVË, MAQEDONI E DIASPORË, DUKE I DËSHIRUAR QË KËTË FESTË TA KALOJNË NË GJIRIN FAMILJAR ME PLOTË BEGATITË TË KËSAJ BOTE, ME SHËNDET, ME HARMONI VËLLAZËRORE, ME LUMTURI FAMILJARE DHE ME TË GJITHA TË MIRAT E VLERAT E KËSAJ BOTE. NJËKOHËSISHT TË GJITHË AGJËRUESVE TË MUAJIT TË MADH TË RAMAZANIT, ALLAHU UA PRANOFTË DHE UA BEKOFTË AGJËRIMIN. PRESHEVË, MË 7 GUSHT 2013 ____________________________________________________________________________________________ Rilindja Demokratike Preshevë Datë: 08.08.2013MESAZH URIMI
Të nderuar qytetarë, Sot le të mbretëron paqja, ngrohtësia vëllazërore, afërsia e zemrës, toleranca e solidariteti-vlera këto të cilat janë shumë të nevojshme në këto ditë të rënda ekonomike, sociale dhe politike pwr Luginwn e Preshevws. Këto festa e kanë mbajtur gjithmonë popullin shqiptarë dhe kanë kultivuar vlera të larta atdhedashurie, morale, kulturore e gjithënjerëzore, andaj le ta kujtojm njëri tjetrin për mirësitë e këtyre vlerave. Me shpresë te Zoti i Madh që besimtarëve ku do q ë gjenden t’ia pastë pranuar të gjitha adhurimet në këtë muaj Fisnik, edhe kwtw festw e ndajme duke u solidarizuar mes vete. Andaj, të nderuar qytetarë në emër dhe në cilësin e Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Preshevës dhe në cilësin e Kryetarit të Rilindjes Demokratike ju uroj nga zemra Festën e Fitër Bajramit. Gëzuar, me shëndet dhe dinjitet!!! Në Preshevë Kryetari i Rilindjes Demokratike Me datë: 08.08.2013 dhe Kuvendit Komunal të Preshevës , dr. Ramiz LATIFI ___________________________________________________________________________________________ Shoqata Kulturore DITURIA ju uron festën e Fitër Bajramit Këto janë ditë sakrifice, janë ditë madhërimi, janë ditë dhurimi, janë ditë gëzimi dhe jo hidhërimi, janë ditë urimesh dhe jo heshtjeje, janë ditë vizitash dhe jo veçimi, janë ditët e fëmijëve tonë që duhet ta ndiejnë se është festë, janë ditët e prindërve që kanë të drejtë ta përjetojnë këtë festë. Ditët e rrobave më të mira, ditët e fjalëve më të mira, Ditët e argëtimeve më të mira! E lusim Zotin e Lartësuar që të na ketë pranuar agjërimin dhe çdo vepër tonë të mirë. Ndihmën e Tij e kërkojmë që të përkushtohemi ndaj Tij në muajt e ardhshëm dhe e lusim që e gjithë jeta jonë të jetë Ramazan dhe ndarja nga kjo botë të jetë për ne Bajram! Urime Festa e Fitër Bajramit! Mr.Nexhmedin Ademi – Drejtor i Shoqatës Kulturore DITURIA